Gecaj ka deklaruar se një eksperti si Tahiri, nuk do të duhej t’i ikte e dhëna se MAPL ka përpiluar Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vitin e kaluar dokumentin voluminoz “Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016-2026”, e cila në brendinë e saj përmban shumicën e ndryshimeve të cilat i përmend zotëri Tahiri”, ka deklaruar Gecaj.
Reagimi i tij:
Besnik Tahri paska sugjeruar “që sistemi i pushtetit lokal në vend ti nënshtrohet një rimendimi dhe rirregullimi të thellë”. Nuk besoj që një eksperti të qeverisjes lokale si z. Tahiri t’i ketë ikur e dhëna se, përpiluar nga MAPL, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vitin e kaluar dokumentin voluminoz “Strategjinë për Vetëqeverisjen Lokale 2016-2026”, e cila në brendinë e saj përmban shumicën e ndryshimeve të cilat i përmend zotëri Tahiri në intervistën e tij në numrin e sotëm të së përditshmes “Epoka e Re”.






















