Pllaka është vendosur me 18 tetor 1953, në shenjë përkujtimi ndaj datës 19 nëntor të vitit 1944, në të cilën datë, brigada kosovare të UNCL të Jugosllavisë e çliruan Prishtinën me rrethinë nga okupatorët gjerman.
“Më 19 nëntor të vitit 1944 me luftën heroike shumëditëshe Brigada e III-të dhe IV-të kosovare të UNCL të Jugosllavisë e çliruan Prishtinën me rrethinë nga okupatorët gjerman dhe shërbëtoret e tyre”
“Për hir të dhjetë vjetorit të formimit të Brigadave kosovare dhe në shenjë falënderimi luftëtarëve të Brigadës III-të dhe IV populli i këtij qyteti ngrit pllakën përkujtimore”, shkruan në pllakën e vendosur në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, e cila mban mbishkrimin në tri gjuhë.


























