Banka e Shtetit të Pakistanit ka publikuar sot raportin vjetor, në të cilin thekson se dhuna ekstremiste i ka kushtuar vendin 118,3 miliardë dollarë humbje nga viti 2002 dhe 2016.
“Rritja ekonomike ashtu dhe zhvillimi në sektorin social janë prekur shumë nga incidentet lidhur me terrorizmin”, shkruan institucioni në raportin e tij.
Pakistani është goditur prej vitesh nga dhuna ekstremiste pasi u bë një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, ndërmarrë pas atentateve të 11 shtatorit 2001.























