Linja e interkonjeksionit me Kosovën kushtoi 42 milionë euro. Por edhe pse ka përfunduar prej disa muajsh ajo nuk funksionon sepse Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës. Ngërçi ka shqetësuar Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian po pret që linja 400 kilovolt mes Shqipërisë dhe Kosovës të bëhet operacionale sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse kjo do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit në Kosovë duke e bërë atë më pak të varur nga energjia e qymyrit”, deklaroi Jan Rudolf, i ngarkuari i BE me punë në Tiranë.
Ndërkohë, Shqipëria nënshkroi me bankën gjermane KFV marrëveshjen e kredisë së butë 50 milionë euro që do të financojë ndërtimin e linjës 400 kilovolt Shqipëri Maqeoni
“Kredia që ne firmosim sot financon linjën e katër të transmetimit nga Shqipëria për në rajon. Tre nga këto linja janë financuar nga qeveria gjermane përmes KFV-së”, u shpreh Christoph Tiskens, Drejtor i KFË për Europën Jug-lindore.





















