Ndërkohë prokuroria ka kërkuar për të 4 vite e 6 muaj burg, por duke qenë se ajo e ka pranuar fajin atëherë përfiton dënim të shkurtuar, domethënë nga 4.5 vjet në 3 vjet.
Por, avokati mbrojtës tregon edhe një mundësi tjetër e cila mund ta nxjerrë nga burgu edukatoren monstër. Anjeza Shabani ka shfaqur shenja pendese, duke i kërkuar gjykatës vetëm 1 vit burg. Por duke qenë se është prej 6 muajsh në paraburgim dhe kjo periudhë llogaritet dyfish, nëse gjykata e pranon kërkesën e saj që ajo të dënohet vetëm për 1 vit atëherë automatikisht Anjeza Shabani lirohet nga burgu.






















