Siç ka njoftuar Ministria për Kthim dhe Komunitete, theks i veçantë i këtij takimi ishte zbatimi i ligjeve që kanë të bëjnë me diskriminimin e serbëve të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar edhe për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, jo vetëm për shkak të faktit se kjo është një nga marrëveshjet e Brukselit, por edhe për nevojën që serbët të ndihen më të sigurt në Kosovë dhe që të larguarit të mund të kthehen.





















