Lexoni postimin e plotë:
Ministrave mashtrues të PDK-së, për Drenicën dhe qytetarët e Drenicës e në veçanti për Drenasin ju bie në mend vetëm kur kanë nevojë për të mbledhë vota dhe si të përfundojnë zgjedhjet ata e harrojnë Drenicën, e harrojnë Drenasin që ekziston dhe përkujdesen vetëm për veten dhe familjet e tyre por jo edhe për qytetarët e Drenicës, pa votat e të cilëve nuk do të kishin mundur kurrë të bëhen ministra.
Nga të tillët, qytetarët e Drenicës, sot e 15 vjet nuk e kanë pasur asnjë të mirë. Komuna e Drenasit me të gjitha fshatrat e saj, janë vendbanime pa infrastrukturë të mirëqenë. Janë pa zhvillim ekonomik, pa punë, pa rrugë, pa ujësjellës e kanalizim, pa përkujdesje shëndetësore, procesi i arsimit është nën çdo nivel etj.
Ku ishin deri më tani këta ministra që nuk ndikuan për investime të nevojshme në këtë komunë nga e cila grumbulluan vota me thes?!
Qytetarët e Drenasit këtyre ministrave duhet t’ua tregojnë rrugën e kthimit prej nga kanë ardhur. Qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen për veten e tyre, për njeriun që jeton e punon së bashku me ta.
Ministrave mashtrues dhe arrogantë duhet duhet t’ua mbyllim dyert dhe t’u tregojmë se ne nuk mashtrohemi më!
Vetëm kështu atyre do t’ua japim mësimin e duhur e meritor.
Isa Xhemajlaj






















