“Telegraph” shkruan se ish-gruaja e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, Ivana Trump, thuhet t’i ketë propozuar që ta emëroi si ambasadore të SHBA-së në Republikën Çeke.
Mediat çeke fundjavën e kaluar shkruan për idenë e saj euforike, një zëdhënës i presidencës në Twitter e ka përshëndetur këtë zgjedhje, transmeton lajmi.net.
Zeman tha, se ai do të jetë i lumtur të takonte Ivana Tramp në Kështjellën e Pragës, selia e presidentit çek.
Ivana Trump, me presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara ka tre fëmijë.
Zeman ishte një nga disa liderët e paktë evropianë, duke përfshirë edhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili e mbështeti Trump gjatë fushatës.
Ai tha se mbështet qëndrimet e Trumpit mbi migracionin dhe luftën kundër terrorizmit islamik.
Pas zgjedhjeve, Zeman ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën tha se ishte shumë i lumtur për fitoren e Trumpit, pasi ata ndajnë të njëjtin mendim për migracionin dhe terrorizmit.























