Kreu i Prishtinës në një emision në klankosova, ka bërë të ditur se një nga këto projekte është edhe ndërtimi i një parkingu nëntokësor në kampusin e UP-së, përkatësisht pranë Fakultetit Filologjik.
“Përballë Fakultetit Filologjik planifikojmë të ndërtojmë parking nëntokësor me kapacitet minimumi 500 vetura deri në 900”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai nuk ka bërë të ditur detaje të tjera se si do të mund të realizohej ky projekt apo nëse ka marr pajtimin e Universitetit të Prishtinës.






















