Në këtë kontekst, u theksua nevoja e përshpejtimit të përgatitjeve me qëllim të kompletimit të bazës ligjore, përgatitjes administrative, teknike dhe infrastrukturore për shërbimet që do të ofrohen në kuadër të sigurimit shëndetësor.
Të pranishmit shprehën përkushtimin e tyre në finalizimin e këtyre punëve.
Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar angazhim të shtuar nga ana e dikastereve qeveritare në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e Fondit, si dhe që të ngushtohet hendeku ndërmjet periudhës kur do të filloj mbledhja e premiumeve dhe fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar nevojën e përcaktimit paraprak të një pakoje të përballueshme të shërbimeve shëndetësore e cila do të ofrohet në kuadër të sigurimit shëndetësor, që do të garantonte shërbimet e parapara, do të rriste kualitetin e trajtimeve të ofruara shëndetësore, si dhe do të ndikonte në uljen e shpenzimeve të qytetarëve për shërbime shëndetësore.






















