“Sot është datë kur është dashur të filloi zbatimi i marrëveshjes për reciprociteti më tabela. Dhe nuk ka filluar ende. Arsye është se procedura administrative për prodhimin e këtyre letër ngjitëseve, që nënkupton edhe procedurat e tenderimit që duhet ti bëjë Ministria e Punëve të Brendshme, ka qenë kohë e shkurt për ti mbërri“, ka thënë Tahiri.
Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.






















