Siç bëhet e ditur, ky deputet që ka tërhequr nënshkrimin, është Bislim Zogaj.
“Ka pasur shumë hezitime edhe nga deputetë të tjerë për nënshkrime”, ka deklaruar Dërguti, e cila më pas e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, njëherit edhe kryetar i PDK-së, ka mohuar se është ushtruar presion ndaj Zogajt.
Veseli është shprehur se për mos caktimin e seancës për Astrit Deharin, është vepruar sipas rregullores.























