Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur të dielën, transmeton lajmi.net.
Tre aeroplanë “MIG 29” kanë fluturuar nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznjecov” drejt Sirisë.
Sipas të gjitha gjasave, njëri prej tyre ka pasur probleme teknike dhe është kthyer drejt aeroplanmbajtëses. Ai është rrëzuar në ujë, në tentim për të ateruar.
Helikopteri rus ka arritur ta nxjerrë pilotin, gjendja e të cilit nuk është bërë e ditur.























