• Latest
  • Trending
  • All

Diplomoi gjenerata e tretë e Akademisë së KEDS-it

14/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 12 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Diplomoi gjenerata e tretë e Akademisë së KEDS-it

14/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Dhjetëra studentë e nxënës kosovarë të hënën janë pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht. Kjo ndodhi pas diplomimit të tyre në KEDS Akademi III në një ceremoni madhështore të mbajtur ne hotelin “Emerald”.

“Këta studentë po hyjnë në një fazë të re të jetës së tyre të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata janë të vetëdijshëm për sfidat që i presin, sikurse e dinë që ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë. Duhet të jenë krenarë dhe të përgjegjshëm”, tha z. George Karagutoff, Drejtor Gjeneral i KEDS-it.

“Mundësinë që u është dhënë ata duhet t’ia kthejnë shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë që t’i shpaguhesh shoqërisë se sa të jesh një qytetar i përgjegjshëm që reprezanton vlera të vërteta”, shtoi ai.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E nisur në vitin 2013, KEDS Akademia tashmë ka përmbushur misionin e sajë dhe po sheh tutje drejt avancimit të mëtutjeshëm.

Gjenerata e katërt po përgatitet të nisë së shpejti, përderisa arritjet e deritashme e bëjnë secilin të ndihet mirë. I lehtësuar dhe plot optimizëm për të ardhmen e rinisë kosovare është edhe ideatori i KEDS Akademisë, z. Mesut Serhat Dinc, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS-it.

“Si një nga themeluesit e KEDS Akademisë jam krenar të shoh se si ajo që ishte një iniciativë e vullnetit të mirë sot po shndërrohen në një monument suksesi, përderisa si shembull po ndiqet gjithandej nëpër botë”, tha z. Dinc.

“Thënia e legjendarit Nelson Mandela ‘Edukimi është arma më e fortë që mund ta përdorësh për ta ndryshuar botën’ është rrugëtregues për akademinë. Ne hapëm dyert për të rinjtë e të rejat kosovare që të përgatiten me aftësi të nevojshme dhe mendime që e bëjnë ndryshimin”, nënvizoi z. Dinc.

KEDS Akademia që sot është programi më i avancuar në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore sa i përket sektorit të edukimit, nuk do të ishte e mundur të realizohej pa mbështetjen e pakursyer të kompanive Limak dhe Calik.

“Kosova zë një vend të vecantë në zemrat tona dhe ne e vlerësojmë shumë mikpritjen që kemi hasur këtu. Ndërsa, rinia kosovare është pasuria më e vlefshme e këtij vendi të ri dhe kjo është arsyeja që KEDS Akademia ka marrë mbështetje të padiskutueshme prej nesh”, tha z. Nihat Ozdemir, Kryetar i Bordit të Limak Holding.

“Dëshira jonë për të kontribuar në Kosovë nuk është vënë asnjëherë në pyetje, por për të kontribuar në talentet më të vlefshëm është privilegj dhe shpërblim që mbush zemrat tona. Suksesi që po tregojnë pjesëtaret e KEDS Akademisë është tregues që kjo ishte ide e qëlluar dhe rruga e duhur”, theksoi z. Ozdemir.

Përkrahja ishte e pa rezerve edhe nga kompania Calik.

“Përgjatë karrierës sonë profesionale, ne mësojmë shumë dhe përpiqemi ta ndryshojmë vetveten. Këtë nuk e bëjmë vetëm të jemi të suksesshëm, por për t’u lënë trashëgim edhe një botë më të mirë gjeneratave të ardhshme. Mënyra më e mirë për të kontribuuar për gjeneratat e reja është përmes mbështetjes së arsimimit të tyre. Për këtë në e vlerësojmë KEDS Akademinë dhe gjithmonë do të mbështesim arsimimin në këtë vend të bukur”, tha z. Ahmet Calik, kryetar i Bordit të KEDS-it dhe udhëheqës i Calik Holding.

“Ju lutem jini krenarë për vetveten dhe përgatituni të mbërtheni të ardhmen”, shtoi z. Calik, duke iu drejtuar studentëve që po diplomonin.

Edhe Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka fjalë të mira për akademinë. “Në kohën kur Kosova po bën hapa te mëdhenjë në sektorin e energjisë, tani më shumë se kurrë na duhen kuadro të përgatitur në këtë sektor. KEDS Akademia po e bën këtë dhe unë i jam mirënjohës dhe e përgëzoj për këtë inciativë”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavilenci.

Akademia e KEDS-it ka filluar në vitin 2013 me gjeneratën e parë që u bazua në ofrimin e njohurive teorike e praktike të rinjve kosovarë në aspektin teknik dhe industrial. Ideja ishte të përgatiten studentë liderë, të cilët do të ishin pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe kontributorë të fuqishëm në ekonominë e vendit. Të gjithëve iu krijua mundësia që të punonin në KEDS me kontrata të rregullta pune.

Akademia e KEDS-it u themelua në partneritet me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Bogazici të Stambollit. Tashmë afron 150 të rinj janë të përgatitur për tregun e punës dhe janë pjesë e rëndësishme e tij. Një pjesë e konsiderueshme e tyre tashmë janë punëtorë të KEDS-it.

Akademia ka ardhur duke e zgjeruar fushveprimtarinë sa i përket partnerëve dhe studentëve. Tashmë, pos Universitetit të Prishtinës, partnerë janë edhe të gjitha universitetet tjera publike të Kosovës, përderisa në gjeneratën e katërt, që parashihet të startojë gjatë javëve në vijim do të ketë studentë nga të gjitha këto universitete, sikurse nga shkollat e mesme elektriteknike anekënd vendit.

Tags: albanian
Previous Post

Pas refuzimit të rinovimit, zbulohet edhe skuadra e re e Messit

Next Post

Kosova e Shqipëri ta kenë një treg unik

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kosova e Shqipëri ta kenë një treg unik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.