Sipas tij, kjo ministri nuk po ndërmerr asgjë për t’i siguruar provat dhe për t’i izoluar ata që ishin të pranishëm në rastin e vdekjes së aktivistit.
“Duhet të largohen ata të burgosur që kanë qenë me Astritin. Ata gardian duhet të dërgohen në ndonjë institucion tjetër. Kjo nuk po ndodhë sepse po përgatitet deklaratat e përbashkëta”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se shteti është i vetmi përgjegjës për vdekjen e Deharit.
***
Besa Luzha nga shoqëria civile ka kërkuar që zinxhiri komandues nga gardianët, drejtori i burgut, drejtori i policisë dhe ministrja e Drejtësisë të japin përgjegjësi
Shoqëria civile ka organizuar protestë për aktivistin e ndjerë Astrit Deharin, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.
Luzha ka thënë se ministria e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duhet të jap përgjegjësi për Deharin ose të jap dorëheqje nëse nuk mund ta kryej punën e vet.
Ajo ka shtuar se Astriti mund të jetë cilido, prandaj institucionet duhet të japin përgjegjësi për këtë njeri, jo si aktivist por si qytetar i Kosovës.
***
Me brohoritjet “Drejtësi për Astritin” dhe “Unë jam Astriti”, “Dorëheqje”, ka filluar marshi i qytetarëve për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë marsh përveç qindra qytetarëve, po marrin pjesë edhe zyrtarë të VV-së e pjesëtarë të shqoërisë civile.
Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit të shtunën e kaluar në rrethana ende të pasqaruara.






















