• Latest
  • Trending
  • All

Grabitja e epitafit 300 vjeçar trondit besimtarët e Beratit

14/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grabitja e epitafit 300 vjeçar trondit besimtarët e Beratit

14/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Arka e qirinjve që ndodhet pak metra larg derës së kishës ishte grabitur me gjithë shumën e lekëve të pak ditëve që ndodheshin në të, para të cilat i hedhin besimtarët për mirësi apo për blerje qirinjsh e për lutje.  Por nuk ishte kjo ajo që tronditi At Kristaqin nga Mitopolia e Beratit, ndërsa bënte inventarin e sendeve në kishën e Shën Spiridhonit në Goricë, brava e të cilës u gjet e thyer të mërkurën më 9 nëntor.

“Gjithë gjërat e tjera dukeshin në vendin e vend, të paprekura, të palëvizura dhe kisha ashtu siç  ishte lënë një ditë më parë. Pasi pash ikonat dhe objektet, u drejtova drejt portikut, vendit të faljes ku futet vetëm prifti, e ku ruhej Epitafi dhe pash se ai mungonte,” thotë At Kristaqi.

Epitafi i vjedhur daton rreth 200-300 vite më parë është i qëndisur me ar dhe argjend. “Ai është objekt me vlera shpirtërore të mëdha dhe si i tillë ruhej brenda vendit të faljes, por për fat të keq është pikërisht ai që është vjedhur,” thotë prifti.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nën hijen e rëndë të selvive kisha simbol e goricarëve, zakonisht e mbushur me vizitor, është e heshtur këtë fillim nëntori me shi. Ajo është objekt i kategorisë së parë i trashëgimisë kulturore për nga vlerat që mbart dhe paraqet tipin bazilikal të shekullit XVIII-XIX.  Në inventarin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës konsiderohet si objekti që ka të ruajtura mirë të gjitha pjesët që nga mjedisi i altarit, narteksi, portiku, këmbanorja, ambienti i shërbimit dhe ikonostasi prej druri.

Jonila Demiri, zëdhënësja e Policisë së Qarkut të Beratit, i tha BIRN se ata po punonin për të identifikuar autorët e vjedhjes. Ndërkohë ekspertët e policisë që mbërritën në mjediset e kishës pak pas njoftimit të bërë nga kishtari, zbuluan se një nga rrugicat e kuqe të shtruara përgjatë kishës kishte lëvizur nga vendi i saj. Një pjesë e sistemit të alarmit që ndodhej brenda kishës po ashtu ishte shkatëruar.

“Në vendin e faljes së kishës, ku ndodhej dhe epitafi rreth 1.5 metra i gjatë dhe 50 cm i gjerë, gjendet vetëm korniza prej xhami. Mbi këto objekte ekspertët e policisë së Qarkut të Beratit janë duke punuar për të zbuluar gjurmë të autorëve,” i thanë BIRN anëtarë të grupit që po heton rastin.

Agjentët e policisë thanë edhe se dyshonin që në kishë kishte pasur më shumë se një grabitës. “Kalimi nga muri rrethues i kishës, dëmtimi i një pjese të sistemit të sigurimit, sharrimi i bravës, heqja nga korniza prej xhami e epitafit, të gjitha këto bëjnë që ekspertët të dyshojnë se autorët kanë qenë më shumë se një person dhe të mirë organizuar”, tha një punonjës i policisë.

Vjedhja e epitafit i ka prekur fort besimtarët ortodoksë të Beratit. Liljana Bojaxhi, një banore e vjetër e lagjes Goricë, e cila jeton vetëm pak metra larg kishës, e mbështjellë me një triko për të shmangur të ftohtin që ka nisur të ndihet në lagjen nën kodër, përlotet ndërsa flet nga porta e saj e vjetër. “Epitafi për ne ortodoksët është i shenjtë. Ai simbolizon trupin e Krishtit dhe ne i lutemi atij për mirësi, për shëndet. Vlera që epitafi ka është e paimagjinueshme, pasi lidh besimtarët me Zotin dhe ne kemi humbur vlerën më të madhe që mund të ketë kisha”, thotë ajo.

Gruaja tregon se sa i rëndësishëm ishte epitafi për ta. Ajo thotë se çdo të premte para Pashkës Ortodokse, epitafi vendosej në qendër të kishës dhe prej andej bëhej rrugëtimi me të nëpër qytet për tu parë nga të gjithë, si shenjë që trupi i Zotit vdiq të premten e zezë.  “Kemi dëgjuar që na është vjedhur kisha dhe herë të tjera, por vjedhja e epitafit na ka prekur të gjithëve në zemër dhe duam që policia të bëjë punën e saj për t’i gjetur ata që na i bënë këtë të keqe”, thotë e moshuara.

Vjedhja u zbulua të mërkurën në mëngjes nga Robert Stavri, kishtari më i ri për nga vitet si shërbyes në Shën Spiridhon. Ai tregon se pasi hapi portën kryesore ashtu si dhe çdo ditë tjetër për të pritur besimtarët, apo vizitorët që nuk mungojnë në këtë lagje dhe këtë fillim nëntori me shi dhe kaloi oborrin pa që brava e derës së kishës ishte sharruar dhe dera ishte e hapur.

I alarmuar Stavri filloi të kontrollonte me sy nëse mungonte diçka, por gjithçka iu duk në vendin e vet. Ai njoftoi Mitropolinë,  policinë dhe shoqërinë e sigurimit të kishës.  “Përveç bravës asgjë tjetër nuk tregonte për ndonjë grabitje të mundshme dhe për këtë menjëherë kontaktova shoqërinë e sigurimit të kishës dhe policinë”, tha ai për BIRN ndërsa përpiqet ta rregullojë bravën e sharruar të derës së brendshme të kishës nga ku autorët u futën për të grabitur atë.

Rastet e vjedhjeve, tentativat për vjedhje nuk janë të panjohura për Metropolinë e Beratit.  Fakti që objektet kishtare janë mjaft të pasura me ikona që datojnë nga qindra në mijëra vjeçare i vë ato shpesh në rrezik.

Katër vite më parë Kisha e Shën Spiridhonit, u tentua të grabitej, por autorët u larguan me shpejtësi, pasi u pikasën nga kujdestari i kishës.  Një vit më pas, më 2013, në të njëjtën kishë u vodh gjeneratori që ndodhej në oborrin e saj, ndërsa autorët nuk u gjetën. Po ashtu edhe Kisha e Shën Mëhillit që ndodhet në lagjen “Kala” u tentuat të vidhej pesë vite më parë.

Pas këtyre rasteve Metropolia ka marrë masat duke i pajisur kishat me sistem alarmi, por duket se as kjo nuk ka ndihmuar. Një punonjës i shoqërisë që ka marrë përsipër këtë sistem sigurimi i tha BIRN, në kushte anonimiteti, se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës është dëgjuar një alarm nga kisha dhe menjëherë inspektorët e saj kanë shkuar dhe kanë konstatuar se porta kryesore e kishës ishte e mbyllur dhe asgjë tjetër nuk është vënë re. “Vetëm kleri gëzon të drejtën për hyrjen në mjediset e brendshme, dhe kishtari ka çelësat që hyn brenda saj. Inspektorët mbërritën menjëherë pas rënies së alarmit në portën kryesore, por aty askush nuk kishte prekur dhe për këtë ata janë larguar pa dyshuar”, pohoi punonjësi i kompanisë së sigurimit.

Që prej të mërkurës në mesditë një makinë e grupit të gatshëm qarkullon orë pas ore në rrugën kryesore të lagjes muzeale “Goricë”, ndërkohë kisha e Shën Spiridhonit qëndron e mbyllur dhe At Petraq Sismia që është dhe banor i kësaj lagje, është personi i fundit që largohet nga kisha pasi policia ka kryer veprimet hetimore.

Ai thotë se kisha dhe epitafi janë të shenjta. “Më 20 Nëntor të vitit 1990 Kisha e Shën Spiridhonit hapi dyert për rikthimin e besimit në Shqipëri, duke u bërë kisha e parë në vend që rihapet për të kryer rritet fetare, pas shumë vitesh ndalim nga sistemi dhe prandaj kjo kishë është e shenjtë për të gjithë besimtarët,” thotë ai i trishtuar prej grabitjes.

Ashtu si kisha për At Petraqin dhe epitafi është i shenjtë, pasi ka jo vetëm vlera si objekt i vjetër kishtar, por me të janë të lidhur shprirtërisht gjithë besimtarët. “Epitafi është pjesë e procesionit të kishës çdo të premte të zezë para Pashkës dhe humbja e tij është humbje për të gjithë besimtarët dhe unë uroj që ai të gjendet dhe të vendoset në vendin që i takon,” thotë ai.

Tags: albanianLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

Seks partizanësh, letra e Furtunës për imoralitetin në Brigadën I (Foto)

Next Post

Zhvatja ‘legale’ e Fondit Pensional

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zhvatja ‘legale’ e Fondit Pensional

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.