• Latest
  • Trending
  • All

Moxarti – gjeni i ngrohtë drite e dashurie

13/11/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 9 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Moxarti – gjeni i ngrohtë drite e dashurie

13/11/2016
in Kulture

Le të jenë këta rreshta që, në përvjetorin e tij, përkujtojnë gjeniun e madh të muzikës klasike – Volfgang Amadeus Moxartin

Prof. dr. sc. Akil Mark Koci

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

“Nuk jam i sigurt që engjëjt kur e kremtojnë Zotin, luajnë muzikën e Bahut; mirëpo me saktësie di se kur mblidhen dhe e luajnë Moxartin, edhe Zoti atëherë ka dëshirë t’i dëgjojë!” Karl Barth (10 maj 1886 – 10 dhjetor 1968, teologu reformator Zviceran, i cili konsiderohet si personalitet i shquar në mesin e mendimtarëve të krishterë, të cilin papa Pio XII e përshkruan si teologun më të rëndësishëm që nga Toma Akuini e këtej. Të shkruash për personalitete të shquara dhe të njohura me përmasa kulmore është nder dhe vështirë: nder pse kur e njeh veten me veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij, ua ofron edhe lexuesve të njëjtën kënaqësi, kurse vështirë pse duhet ta prezantosh me të gjitha vetitë e tija krijuese, hulumtuese për të cilat nuk i dinë apo nuk kanë pasur rastin më parë për ta njohur mirë aktivitetin e tij krijues: artistik, estetik dhe filozofik. Këto prirje të personaliteteve të mëdha nuk përfitohen vetëm me veprimtarinë e tyre të madhe lënë njerëzimit, por duhet të çmohet edhe dhuntia e tyre e madhe, sepse ashtu kompletohet krijimtaria e personalitetit artistik që është e domosdoshme të përjetohet jo vetëm si vlerë artistike me nuancat estetike dhe filozofike, po edhe si vlerë e madhe që pleks në vete vlera dhe mesazhe tejkohore.

Duke u nisur nga këto postulate s’kemi sesi të mos bindemi se krijimtaria e tyre madhështore shprehet me gjuhën e tyre të goditur duke u gjeneruar në shpirtin e tyre të madh krijues dhe duke prezantuar botën e tyre të madhe krijuese artistike nga të gjitha aspektet: etike, estetike, artistike, filozofike e të tjera. I vetëdijshëm se çdo kohë sjell edhe vulën e vet, kam vendosur që para publikut lexues shqiptar të dal me një libër voluminoz për Volfgangun e vogël, por edhe për Moxartin, krijuesin e madh, i cili na ka lënë shumë “…vepra që ruajnë strukturën e vjetër hajdëniane, e që shpirtërisht tashmë janë të gjitha të përshkruara nga spiritualiteti intensiv dhe i pasionuar i Moxartit“ (1. Bernard Paumgartner “Moxart – Dritëhijet e një gjeniu”, faqe 342).

Ka lindur ditën e diel më 12 janar 1756; ai nuk është fare austriak, sepse ka lindur nën sqetullën e Mbretërisë Romake, i nacionalitetit gjerman. Babai i tij, Leopoldi, me një prirje të madhe muzikore, tërheq vëmendjen e studiuesve për kujdesin ndaj djalit të vet, Moxartit, ivetëdijshëm për talentin e madh të tij që ka. Pa mëdyshje ai do të ketë qenë një njeri mjaft i zgjuar dhe Moxarti ka pasur ndaj tij respekt tejet të madh. Ai e thotë shtruar se “Menjëherë pas Zotit vjen babai i im!” Pra, Moxarti është, në të gjitha moshat, vogëlush me një talent jashtëzakonisht të madh, që shfaqet dhe imponohet krijues me logjikë të mprehtë, me tinguj muzikorë poetikë, realë dhe imagjinativë. Natyrisht, e gjithë kjo iu shfaq veshit dhe emocionit të publikut me interpretim për  respekt të madh ndaj tij. Brenda vrushkujve emotivë ndeshet këtu edhe respekti i madh dhe dashuria që shprehte Moxarti ndaj babait-prindit të vet dhe ndaj kujdesit të tij të madh, me një dashuri shpirtërore dhe fluide për të birin, Moxartin e madh.  

Pra, Moxarti, ky njeri me talentin e tij ingjenioz, ka qenë temperament, i lazdruar, kokëfortë, i papërshtatshëm, në njëfarë dore, si thotë Rebe de Obaldia, anëtar i Akademisë franceze “fattrape”, botë në vete, vetiniciativ, për këtë na flasin edhe shkrimet e shkrimtarëve të mëdhenj, të cilët i ka bartur fryma dhe shpirti i tij: Herman Hesse, Goethe, Musset, Andrea Suares, Kafka, Stefan Zëeig, Romen Roland, Pierre Jean Jouve, Mauriac. Të dëgjojmë onë ata:

“Moxarti është fëmijë i ardhur nga një tjetër botë!” Me gjithë atë talentin e tij dhe fundin e tij tragjik e dimë se ka vdekur në mjerim dhe në vetmi… Kurse Einsteini për tërë atë thotë: “Megjithatë  ka qenë dhe ka ngelur fëmijë i madh!” Prandaj edhe një herë po e theksoj: të shkruash për personalitete të shquara siç është Volfgang Amadeus Moxart, është nder, obligim dhe kënaqësi… Dhe me këtë rast nuk duhet të bazohesh në metodën deskriptive, por duhet të bazohesh në fakte historike dhe në shkrime dhe kërkime të qëndrueshme analitike, të cilat flasin për krijuesin në fjalë, pra duhet të analizosh dhe të studiosh në thellësi dhe në gjerësi të bukurën e artit të tij, do të thotë të përjetosh, ta ndiesh emocionin e veprës së tij në vetvete. E, tash kur e kemi fjalën për Moxartin dhe veprën e tij (titullin e këtij libri për të e kemi huazuar nga Rikard Vagneri si autor i motos “Moxarti – gjeni i ngrohtë drite dhe dashurie”), duhet pasur kujdes se çdo vepër e tija është religjion, ku pos vlerës estetike të bazuar në fakte historike, ruan edhe dimensionin filozofik. Në këtë dimension mund të vërejmë ambiguitetin ekstrem të rrjedhave të llojllojshme duke filluar nga ato morale, sociale, filozofike, estetike dhe të tjera. Raporte të shumta ekzistojnë në jetën krijuese të gjeniut Moxart, mirëpo ne duhet në këtë vështrim të kërkojmë realen, bazuar në estetikën psikologjike dhe gjatë kontemplacionit, korrelacionit, pra, përmes vështrimit dhe analizës duhet të kërkojmë thelbin e veprës, sepse psikologjia e gjeniut dhe e invencionit të tij paraqet “psikologji të adhurimit, të shijes dhe të vlerësimit.

Në librat e shumtë që kam lexuar dhe shfletuar për të lirisht mund të konstatoj se mendimet për të janë shprehje të autorëve të ndryshëm… dhe nuk ka mendime të sakta, ngase që të gjitha këto vepra janë vepra unike jo vetëm për nga të shtruarit e lëndës, por edhe për kah përmbajtja. Nuk janë të ngjashme me njëra-tjetrë – pos datat e lindjes dhe të vdekjes. Çdo libër për Moxartin shtron probleme nga këndshikimi i autorit, prandaj çdo artist krijues është një vlerësues i së “vërtetës”, të cilën ai e sheh dhe e ndien.

Sipas mendimit tim prej librave dhe studimeve sa kam lexuar për të, me më shumë kompetenca për jetën dhe krijimtarinë e Moxartit si dhe për refleksionin filozofik mbi artin e këtij gjeniu, është libri i profesori dhe muzikologut austriak Bernar Paumgartner (1887-1971), i cili në shtrimin e lëndës ka kërkuar që studimi i veprës së Moxartit të gjejë të bukurit e këtij arti në aspektin deduktiv dhe induktiv. Ky në librin me titull “Moxart – dritëhijet e një gjeniu”, me më shumë se 470 faqe, sjell një vepër plot ndjesi me fakte dhe me analiza nga të gjitha aspektet, të cilat i përmendëm më sipër.

Ky libër është shkruar në fillim të shekullit të kaluar, kurse është botuar me 1922 nga Atlantis Verlag nga Zurich (Cyrihu) und Freiburg in Breisgau, është shqipëruar nga Dritan Koka, kurse e ka botuar Dritani, Tiranë 2007. Me lejoni të konstatoj se kjo vepër e artit dhe mbi artin e veprave të Moxartit, si zakonisht, gjatë kohës sa jetoi Moxarti qe e panjohur për të gjallët e tij, siç ka ndodhur edhe me emrat e krijuesve të tjerë dhe mu për këtë vlera e këtij libri ka peshën e vet të madhe, sepse për publikun e kohës mbante në vete jo vetëm një pasuri, por itejkalonte mundësitë e kuptimit të saj, pra ishte një vepër ideale. Sidoqoftë ne nuk do të ndalemi më për ta analizuar vlerën që ka ky libër, por do t’i qasemi dhe do të flasim për krijimtarinë e Moxartit. Ne do të mundohemi ta paraqesim mbarë veprën dhe jetën e Moxartit duke u ndalur posaçërisht në veprat e tija kryesore, sepse as vendi e as koha nuk na lejojnë të zgjerohemi shumë. Në pikat do ta shfaq mendimin tim për ato vepra panoramike. Analizat e mia do të përputhen (më e saktë do të ishte të thuhej: do të shkoj gjurmëve të tyre) me ato të muzikologëve në librat e tyre, të cilat i kam lexuar me shumë-shumë kujdes.

Muzikologët e ndryshëm kanë nxjerrë në shesh disa pika të rëndësishme sa i përket krijimtarisë së tij përkitazi me definicionin e tyre dhe me raportet e tyre, prandaj do të marrim në shqyrtim vetëm faktet si argumente të fuqishme të shënimeve implicite apo eksplicite apo edhe tërësi faktesh për të arrritur në mënyrë të saktë në lidhjet me modernitetin e tyre të kohës në të cilën krijoi Moxarti.

Për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës së tij, shikuar nga këndvështrimi i sotëm, koncepti i tillë duhet të përcaktojë pamjen artistike dhe shkencore të krijimtarisë së tij, nëse nuk kërkon me guxim pikëmbështetjen në sferën irracionale, sepse kultura e krijimtarisë së tij, shprehjet, t’i quajmë abstrakte, të kërkesave të kohës sikur na sjellin një paradoks që i vë në pah të gjitha ato elemente muzikore, por rrallëherë i analizon deri në rrënjët e tij duke kaluar prej imagjinares në reale, bazuar në procese shumë komplekse, tashmë të cekura të një substituimi, të zhvendosjes në raportet ligjërimore. Shtrohet me të drejtë një pyetje e domosdoshme se në çfarë konteksti duhet shikuar kohën dhe krijimtarinë e tij? Ajo që na habit është aftësia e tij krijuese! Kjo të bën ta shohësh si model: sepse efemerja aparente, pikërisht si dukje e tejdukshme dhe e dukshme, paraqitet e qëndrueshme, formale, rigoroze, prandaj në veprat e tija simfonike hasim në një “simfonizëm të pastër orkestral”.

Moxarti, gjatë kësaj periudhe, iu kthye sërish me tri punime, domethënë me Simfoninë në sol ,si bemol dhe do-maxhore K318,319, dhe 338 vepra të stuhishme, plot me energji tematike dhe të këndueshme të ëmbël, që vetëm një hap i ndan nga pjekuria e plotë e viteve të fundit”. Me të drejtë thotë Çajkovski: Moxarti është… krishti i muzikës.

Prandaj sot kur në tërë rruzullin tokësor, pa dallime, qofshin politike, ekonomike apo fetare, në tërë botën është  kremtuar 250-vjetori ilindjes së gjeniut të madh muzikor Volfgang Amadeus Moxart dhe këto vite janë shpallur si vite të Moxartit gjë që i bëhet nderim, pa dyshim,  krijuesit më të dalluar muzikor për të cilin Gete pati thënë:  ,,Fenomeni  Moxart nuk është e mundur të shpjegohet”.
Sipas vlerësimeve të historianëve, muzikologëve, kompozitorët në ranglistën e tyre zënë: vendin e dytë menjëherë pas Bahut, për të cilin Shumani thotë: ,,Muzika i ka borxh Bahut, po aq sa feja qe i a ka borxh themeluesit të saj…”
E, për Moxartin thonë se është i njohur si talent i natyrshëm – gjeni muzikor, dhe çështje në vete është se a zë vend edhe në  hierarkinë e talenteve natyrore si gjeni artistik.
Sidoqoftë, të gjithë pajtohen me një konstatim se ai i ka lënë krijimtarisë muzikore botërore një opus shumë të madh, në të gjitha format muzikore, në të gjitha gjinitë, por edhe me vlera të larta.
Jetoi gjithsej 35 vjet, dhe krijimtaria e tij muzikore e nxë vendin e merituar në krijimtarinë muzikore botërore. Mu për ketë Robert Shumani me një rast thotë: ,,Në botë ekziston diçka për të cilën nuk mund të thuhet asgjë më tepër, e aty bëjnë pjesë
Simfonia e Moxartit, në C-maxhore, veprat e shumta të Shekspirit dhe krijimtaria e Bethovenit,,.
I njohuri Jozef Hajdni e rendit Moxartin ndër kompozitorët më të mirë, ndër ata të cilët ai i ka njohur në atë kohë.
Kur ta shikosh sasinë krijimtarisë tij, do ta shohësh se për aq pak vjet të jetës, ka krijuar një numër shumë të madh të veprave: 41 simfoni, 28 kuartete harkore, dhjetë kuinte instrumentale, 17 sonata për piano, 43 dy sonata për violinë, 27 koncerte për piano, 40 divertimente dhe serenada, 19 mesha, 42 arie dhe shumë e shumë këngë! Po të kishte jetuar gjatë sa, bie fjala, Verdi dhe disa të tjerë, a thua sa dhe çfarë muzike kishte kompozuar?
Prej 41 simfonive, sa i ka kompozuar, tri të fundit bëjnë  pjesë në mesin e 20 simfonive më të mira botërore, kurse për operën ,,Don Giovanni”, profesionistët e konsiderojnë se është më e mira, kurse për ,,Fyellin Magjik”, dashamirët e operës së këtij gjiniu hyjnor, e çmojnë edhe më të mirë.
Koncertet e shumta pianistike, gjithsej 27 të kompozuara, edhe pse nuk ka qenë ,,fahu” i tij, mendojnë se janë ato veprat kapitale dhe margaritarë të literaturës së pakrahasueshme pianistike dhe mu për ketë e kanë quajtur
Mbret i koncerteve pianistike. Dallohen  koncertet nr. 14-K.499, nr. 15K. 450 dhe të tjerat. Muzikologët mendojnë se pianoja ka qenë instrumenti më i dashur i tij. Për këtë instrument ka kompozuar shumë kompozime, kurse më i suksesshmi është, pa dyshim, Fantazia në c-minore K.475, e cila më së shumti ekzekutohet me Sonatën nr.14 K.457 plot pasion dhe epsh ua tejkalon te gjithave dhe i lë nën hije sonatat e Betovenit.
Muzika kamertale po ashtu zë një vend të dalluar në krijimtarinë e tij. Më se tridhjetë kuartetet e tija i përshkruajnë si bukuri të pastra dhe të gëzuara, kurse ato gjashtë kushtuar mikut të vet, Hajdnit, konsiderohen si më të bukurat, edhe pse për një nuancë kanë qenë kuartetet e Hajdnit, Betovenit e Bramsit më të suksesshme.
Kompozitorët e shumtë, duke përfshirë edhe ata më të njohurit, ndoshta ndonjëherë me veprat e tyre kanë arritur qiellin, për Moxartin thonë se ka ardhur nga qielli. Prandaj le të jenë edhe këta rreshta përkujtim që hyjnizojnë gjeniun e madh të muzikës klasike duke shënuar edhe ne si gazetë ketë përvjetor të madh, sepse ai i dha jetë muzikës.

Moxarti dhe “Artisti  i lirë;”

ndër shumë punë dhe reflekse të fuqishme që ka pasur Moxarti gjatës jetës së tij të shkurtës edhe pse na ka lënë me qindra vepra veçojmë edhe vendimin e ti për tu bë artist i lirë duke e braktisur detyrën në Salzburg dhe thotë” nuk dua të jem poltron i askujt por dua të jem artist i lirë”.
Ai ka preferuar krijimtarinë e tij të lirë pa imponime dhe pa urdhër,ka qenë si kemi thënë edhe më herret kokë fortë jo vetëm në gjykimet rreth këtyre çështjeve por ka insistuar me këmbëngulje që fjala e tij të jetë për një realiteti koherent .Veprat e krijuara të jenë pasqyrë e ndjesive të tija,imagjinatës krijuese,sepse ai gjithnjë ka thënë se muzika e tij pos vlerës hedoniste (….ka edhe vlera të tjera estetike,terapeutike,ekspresive dhe filozofike.Pikërisht në këto qëndrime e ka bazuar krijimtarinë e tij sepse nën ombrellën e këtyre postulateve harmonizon një intononim të një melodie të bukur kozmike e cila shquhet nga imagjinata e tij dhe e cila pulson edhe në trajta të ndryshme si parashtrime estetike dhe filozofike e që pasqyrojnë identitetin e tij prej artisti tej-kohor.Gjithsesi,ai që në kohën e tij dhe në moshën më të re ka zgjedh disa drejtim të nevojshme dhe të mundshme që të përcaktohen disa drejtime esenciale dhe të përbashkëta në krijimtarinë e tij e që e karakterizojnë në krijimtarinë jo vetëm konceptim e humanizmit por edhe aspekte estetike edhe pse ato nuk kanë qenë  të studiuara sa duhet,më e rëndësishme nga gjithë kjo që theksuam është fakti se ai është bazuar në utilitarizmin praktik jetësor.
Ai,gjithnjë e ka menduar titullin “Artisti i lirë” si jo vetëm të fiton për të jetuar,por edhe si shitës i shkathtësisë së artit dhe veprave të tija në tregun në tregun e hapur”.  Norbert Ellias Mozart,Sociologie eines Genies (Moxart Sociologjia e një Gjenius,1991,faqe 43

Ideja për të shkruar një libër për kompozitorin e
famshëm Wolfgang Amadeus Moxart nuk është gjë që nuk e kam menduar para shumë viteve sepse sa herë dëgjoja muzikën e tij ndjenja një kënaqësi të veçantë edhe pse unë kompozoja viteve të shtatëdhjeta një muzikë që dallohej nga shumë kolegët e mi. Unë nuk kërkoja konceptin e bukurisë kur kompozoja veprat e atyre viteve,por kisha në brendinë time shpirtërore një ndjenjë të karakterit tim krijues se duhet të kompozoja jo si klasikët e mëdhenj të shekujve të kaluar,por sikur krijuesit e  kohës në të cilën jetoja. Megjithatë nuk më pengonte aspak të dëgjoja muzikën e shekujve të kaluar sepse “gjëja më e rëndësishme  dhe më e lartë që krijon  njeriu,sipas romantikëve,

,aktualizohet brenda njeriut,brenda botës së tij shpirtërore,domethënë në krijimtarinë artistike,dhe pastaj jashtë tij”,mendojnë filozofet . Dhe e dyta shkuarjet e mija të shpeshta në qytetin e vendlindjes së Moxartit  Salzburg më mirë dhe më për së afërmi e njoha krijimtarinë,jetën dhe peripecitë e tija gjatë jetës së shkurtër të tij.A ka më tragjike dhe më vështirë se në ditët e fundit të jetës “Kur “Kammerkompositeur i oborrit perandorak,Volfgang Amadeus Moxarti,u shua i varfër e i mbytur në borxhe,në orët e mëngjesit të 5 dhjetorit 1791,nuk ndodhej pranë tij askush për t ‘i mbyllur sytë”,kurse tani jo vetëm Salzburgu ,Vjena por e tërë Austria e mbajnë si idolin më të madh të të gjitha kohërave dhe nxjerrin pos fitimeve të ndryshme edhe ato materiale që reflektohen në tërë ekonominë e këtij shteti.
Ndoshta më së miri e cilëson  këtë krijues për talentin e tij  Jozef Hajdni i cili thotë:”I vetmi që me madhështinë e shpirtit të tij krijues ,kishte parë me qartësi shndritjen e gjenisë së pavdekshme nën petkat  e mjerueshme tokësore të mikut të dashur,gjendej në Londër.Bet’hoveni nuk jetonte ebde bë Vjenë”.B.P.faqe Moxart Dritëhijet e një gjeniu faqe,13.

Një meritë e jashtëzakonshme e Moxarti është se ka qenë ” njeriu më i talentuar gjeniu muzikor” e kjo më së miri fletë se atë mund ta konsiderojmë edhe si gjeniun më të madh të artit në përgjithësi,sepse nuk ka pasur në atë kohë asnjë krijues që të këtë pasur atë erudicion e kulturë jo vetëm muzikore, por edhe artistike dhe estetike me gjerësi universale si Moxarti.Ai nuk ka qenë krijues i bazuar vetëm në imagjinatën e pasur të tij ,por e ka pasur  në veti edhe të zhvilluar “subjektin artistik që e shpi-ente në rritjen përgjegjësisë krijuese”. Për të qenë edhe më e keqja,më tragjikja në minutat e fundit të jetës së tij si thotë muzikologu i njohur Bernard Paumgartner “As një kureshtar,asnjë mik,asnjë i afërm,as edhe e veja,nuk gjendeshin  buzë varrit të errët,kur duart indiferente të varrmihësit të Shën Markut e varrosën me ngut trupin e vogël mjeran mes mbetjeve të vobektëve pa emër”atëherë si mund ti argumentojmë sjelljet primitive jo vetëm  të bashkëvendësve të asaj kohe,por edhe të gjithë atyre profesionistëve,anëtarëve të oborreve mbretërore që ka shërbyer me shumë “profesionalizëm dhe dinjitet” siç thante vetë Moxarti të cilët me një individualizëm dhe ironi të skajshme dëshmonin për mos simpatinë e tyre  ndaj këtij gjeniu të madh të kohës.Askush nga bashkëvendësit nuk i kushtonin vëmendjen e tyre krijimeve të tija gjatë jetës sa ishte gjallë,e kjo ishte fatale për te dhe për krijimtarinë e tij.Nuk kishte askush që  sa herë kompozonte dhe luante në piano hynte ngadalë në dhomën e tij dhe me kënaqësi ta  dëgjonte sikur siç bënte Grofi  kur Bet’hoveni luante dhe kompozonte.Nëse e analizojmë figurën e tij në rrjedhën e kohërave mund të dallojmë këto cilësi dhe tipare.

Tipari i parë i veprave të tija muzikore paraqet bukuria estetike ku të
bëjnë me soditjen e melodive dhe harmonive në veprat e krijuara të cilat paraqesin jo vetëm përbërjes meli-ritmike, por edhe formën e qartë të çdo gjinie muzikore që paraqet një kënaqësi të veçanta estetike,prandaj gjykimi i shijes sipas cilësisë nga bashkëvendësit nuk kishte peshë aq të madh sepse paraqitnin një tubë njerëzish të pa shkolluar dhe të pa ditur sa duhet për artin e tij të madh.Interpretimi dhe analizat profesionale të veprave të tija në atë kohë nuk ishte në nivel të duhur,as profesional dhe as nxitës,sepse veshi i tyre nuk ishte i aftë të dëgjojë muzikën e tij objektivisht të bukur dhe dinjitoze sepse jo vetëm pse ishin në disnivel të qasjeve artistike, por nuk kuptonin proceset artistike të tija siç ndodh zakonisht me veprat e krijuara të bashkë-kohanikëve,sepse sipas filozofëve dhe estetëve “arti nuk vlerësohet si një konglomerat nga shijet e parapëlqimit të subjektit arbitrar,përkundrazi ajo duhet të vlerësohet si një proces që iu nënshtrohet ligjësorive objektive”e ato kanë që të pa njohura për veprat e Moxarti dhe kohën në të cilën jetoi.Për tiparet të tjera do të flasim më vonë sepse atë duhet pra Moxartin duhet shikuar nga një kënd vështrim tjetër ai psikologjik i cili ka qenë në gjendje ti kuptoi bashkëvendësit e tij pse nuk e adhurojnë sa duhet atë dhe krijimtarinë e tij,sigurisht se Moxafti nuk mundi ti kuptojë edhe të gjithë faktorët që përcaktojnë zhvillimin apo prapambetjen e edukatës artistike dhe estetike,dhe e vlerave estetike të arteve e ndoshta më së miri këto element e shpjegon Aleksandr Baumgartneri (1714-1762),i cili thotë:”Unë deklaroj,shkruante ai,se nuk është e mundur me një hap të kërcesh nga errësira e natës në ndriçimin e ditës.Nga errësira e pa diturisë drejt dritës së mendimit të qartë,duhet,gjithashtu,të ecësh me ndihmën e shoqëruesve të mirë,poetëve që kanë imagjinatë të lirë e të hapur,por edhe të gjallë”. Kjo që po e citojë unë Baumgartneri ndoshta mund të bie ndesh me mendimet e Moxartit për publikun muzikë dashes të Salzburgut sepse kemi një koment tjetër ku nuk e justifikon këto thënie nga se ka pasur edhe në mes tyre dashamirë të muzikës së tij të cilët mendojnë ndryshe se sa Moxarti.Ja bie fjala Gazeta muzikore berlineze Berliner Music-Zeitung e vitit 1793,pra dy vite pas vdekjes së Moxartit mjeshtri i kapelës në oborrin e Pruisisë,Joan Fridrih Rajnhardt,qortonte “mozartianizmin shpërthyes në modë,që me sa duket nuk do të mbarojë kurrë” .Është interesant të themi lidhur me këto edhe për ca polemika të deklaruara kundër artit të tij-“të mendojmë për Bet’hovenin  dhe Wagnerin-nuk pati asnjëherë;kurse mundi për ta depërtuar e kuptuar gjithnjë  e mirë,fatmirësisht,nuk është shterur krejt as sot.E  ç’ janë vallë fjalët,lavdërimet në krahasim me këmbënguljen e zjarrtë,me të cilën çdo muzikant serioz përpiqet të depërtojë gjithnjë e më thellë në organizimin

e mistershëm të asaj muzike aq të dashur? Ajo që në të shfaqet e thurur pa lodhje me bukuri magjike është vetëm porta misterioze e së errëtës “mbretëri të Nënave”. Dhe aty,në mënyrë jo më të depërtueshme nga arsyeja,vepron forca zanafillëse e çdo krijimtarie,prej andej niset impulsi i fundit i ligjeve të amshuara të zhvillimit të imazhit të tyre tingëllor,muzikës”.BP faqe 14
në këto rrethana duke i referuar artit të Moxarti ne mund bimë konkluzione të shumta për muzikën e tij gjenden harmoni të përsosura,bukuri melodike,ekuilibrin e matur si në tingullin,strukturën harmonike dhe elementet e tjera të domosdoshme për të krijuar kompozime me vlera të përsosura artistike bazuar në thelbin e disiplinave estetike meta-teorike të asaj kohe edhe pse ajo mënjanon qenësinë e saj.Nga ky kënd vështrim muzikologët dhe profesionistët e muzikës konsiderojnë se krijimtaria e Moxartit është bazuar në dy segmente të rëndësishme të kohës duke shkri në te muzikën gjermane dhe italiane dhe kështu ka krijuar shprehjen e vetë origjinale dhe po të dëgjojmë dhe analizojmë me kujdes do të shohim dhe ndjejmë bulëzat e muzikës së këtyre dy popujve ,sepse qëllimi i muzikës italiane ka qenë zbavitja,kurse qëllimi i muzikës gjermane ka qenë të shprehurit;me fjalët e tjera muzika italiane ka qenë e gëzueshme,kurse ajo gjermane serioze.Derisa italianet në muzikën e tyre e kanë bazuar në premisat e muzikës vokale në formën e operës ,kantatave,ajo gjermane iu është dukur me e bukur muzika instrumentale pa vokale bazuar në format e tyre natyrore si janë simfonia,sonata dhe të tjerat,kurse italianet e kanë bazuar muzikën e tyre në teksturën homofone vokale ( një melodi me akorde),kurse te muzika gjermane hasim në polifoni (shumëzërëshi me akorde) dhe e fundit italianët me muzikën e tyre ka në bë që dëgjuesit të shijoi gëzimin dhe harrën kurse te gjermanet janë munduar ta shprehin bukurinë dhe mjeshtrin e vijave të kontrapunktit.Po te Moxarti ai dallojmë këto dy elemente?, gjithsesi në muzikën instrumentale kemi preferencat e muzikës gjermane, kurse në ato vokale preferencat e asaj italiane.Pra,kjo duhet të jetë tipari i dytë i Moxartit i cili i ka ndenjur besnik deri në fund. Nëse analizojmë këto dy tipare në muzikëne Moxarti do të vërejmë  se si kemi thënë më sipër:
Tipari i parë i veprave të tija muzikore paraqet bukuria estetike ku të
bëjnë me soditjen e melodive dhe harmonive në veprat e krijuara të cilat paraqesin jo vetëm përbërjes meli-ritmike, por edhe formën e qartë të çdo gjinie muzikore që paraqet një kënaqësi të veçanta estetike,kurse tipari dytë këtë siç e thamë më sipër.Pra të dy këto dy tipare paraqesin thelbin e krijimtarisë së Moxartit dhe assesi nuk kemi për qëllim të bëjmë gjykimin e tyre sipas cilësisë për të cilën E.Kanti  e trajton si “aftësi për të gjykuar një objekt ose një tip parafytyrimesh që na dhurojnë kënaqësi…..”. Me këto pretendime ose ti quajmë arritje ai u munduar të preki një cak të caktuar ku e bazoi ter krijimtarinë e tij që dallohet shumë dhe qartazi nga pararendësit e tij duke krijuar një stil krejtësisht të ri,ndonëse nuk është larguar nga idetë dhe qëllimi i muzikës së tyre dhe pse sipas Baumgartnerit “…mbi artin e  e Moxartit pasqyrojnë në mënyrë të çuditshme ndryshimin gradual të stilit dhe të shijes, nga Bet’hoveni ,shkallë- shkallë deri te Vagneri dhe Bramsi.Gjykimet e tilla shumë shpesh i cekin pa e prekur thelbin e sintezës moxartiane,edhe pse intuita e sigurt e disa mendjeve më të ndriçuara mbërrin ndonjë herë të ndër-shohë të vërteta më të thella”
Post Views: 118
Tags: edi rama
Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 14 nëntor 2016

Next Post

Instituti parashikon javë të ftohtë në Kosovë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Instituti parashikon javë të ftohtë në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.