Pse nuk e sollët Ali Ahmetin në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015? Ose më saktë pse atëherë nuk erdhi Ali Ahmeti në Kumanovë, sepse e dimë shumë mirë që e keni thirrur? Nuk kishte kohë, apo, sepse kishte punë më të rëndësishme me Artan Grubin? Me siguri kanë qendë duke “punu”, ashtu siç po “punojnë” njëri tjetrin vite me radhë, deri sa në Kumanovë po ndodh skenar pas skenari!
Si nuk ua vranë ndërgjegjen fjalët e babait të Komandant Shqiponjës, i cili në njëfarë mënyre tha “mos na sillni ujkun në torishtë”?
A do të keni më fytyrë të dilni para kumanovarëve, pasi jeni duke i shërbyer dikujt që si duket, qëllimin e vetëm e ka të shkaktojë luftë vëllavrasje mes shqiptarëve të Kumanovës, për të penguar përplasjet brendamaqedonase?
Me siguri nuk do t’i përgjigjeni asnjërës prej katre pyetjeve. Mirëpo heshtja juaj do të flasë më së miri për karakterin tuaj të prishur!
(Letër e hapur nga një grup qytetarësh nga Lagja e Trimave – Kumanovë)





















