Kandidati për kryetarë të Drenasit thotë se ai proces gjyqësor ka përfunduar.
“Nuk kam asnjë proces në gjykatë. Puna e atyre dyshimeve është mbyllur nga Gjykata e Qarkut, diku në vitin e kaluar pa ndonjë të gjetur”, tha Bedri Nika për lajmi.net.
Policia e Kosovës e kishin zënë atë me vëllanë e tij dhe persona të tjerë në dhjetorit të vitit 2011 me 80 mijë dollarë të pretenduara si fals, ndërkohë që kishte ngritur kallëzim penal në prokurori.
Sipas aktakuzës Fatmir Nika akuzohej për veprën penale falsifikimi i parasë nga neni 244 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, ndërsa të pandehurit Avni Mehana, Beqir Nika, Bedri Nika dhe Safet Idrizi – Falsifikimi i parasë, nga neni 244 paragrafi 3 të Kodit Penal të Kosovë.
Po ashtu, Bedri Nika për disa vite ka qenë nën hetime edhe për një vepër tjetër të vitit 2005 e cila ka të bëjë me integritetin seksual.
N.T.H. “Shqiponja” është biznes familjar i Bedri Nika, dhe për një kohë ai ka qenë kryemenaxher i ndërmarrjes. Ky biznes ka fituar mijëra euro nga institucionet publike nëpërmjet tenderëve. Tenderët më të mëdhenj janë ata për furnizim me pije dhe ushqim për institucionet e vendit, të cilët i kishte nënshkruar vete Bedri Nika.
Por, pretendenti për kryetar të Komunës i ka mbetur vetë shtetit mijëra euro borxh pa pagur.
Në listat që ka bërë publike ATK-ja në muajin nëntor të viti 2015 lidhur me borxhet që bizneset dhe individët e caktuar kanë ndaj shtetit, kompania“Shqiponja” figuron se ka pasur një borxh bazë prej 4 mijë e 300 euro dhe për shkak të mos pagesës, i është rritur interesi në 20 mijë euro, dhe 13 mijë euro ndëshkimi.
Çka do të thotë që, kompanisë i është falur borxh mbi 37 mijë euro.
Ligji për faljen e borxheve parasheh që personat të cilët plotësojnë kriteret, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e borxhit bazë.






















