• Latest
  • Trending
  • All

Rinasi,  barometri i dështimit të turizmit shqiptar

12/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rinasi,  barometri i dështimit të turizmit shqiptar

12/11/2016
in Aktualitet, Opinion

Petrit Kuçana

Një takim për një “çaj anglez”  në House of Lords, organizuar nga Dhoma e tregtisë Shqiptaro-Britanike nën mbështetjen e mikut të madh të shqiptarëve Lordit Watson,  u duk si kurorëzim i evenimentit të përvitshëm; prezantimi i Shqipërisë në panairin botëror të turizmit në Londër. Mbase nuk përbën rëndësi themelore numri apo përfaqësimi i pjesëmarrësve, sesa mungesa e ndonjë lajmi për ndonjë strategji konkrete për thithjen e turistëve britanikë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mbetet tejet zhgënjyese (deri në kufijtë e të papranueshmes) shifra e ofruar nga Ministria e Brendshme,  ku për vitin 2015 vetëm 64 893 shtetas britanikë (pra me pasaportë britanike) janë regjistruar të kenë vajtur në Shqipëri. Edhe optimisti më i madh nuk do të guxonte të shkonte më shumë se shifra “dhjetëshe” e turistëve britanikë, nëse kihet parasysh numri i shqiptaro-britanikëve.

Përtej çdo iluzioni për “Shqipërinë e bukur”, për mundësitë fantastike që ofron Shqipëria për turizëm, madje edhe përtej ndonjë shkrimi për turizmin shqiptar në median britanike (të paguar ose jo) as që merr guximin të të krahasohesh me fqinjët, ku numërohem miliona britanikë që shkojnë në Greqi apo Turqi, por qoftë edhe me Malin e Zi.                                 Numërimi i problemeve për këtë mungesë britanike (dhe jo vetëm) në Shqipëri, (Britania mbetet ndër shtetet që eksporton më së shumti turistë), vazhdon të mbetet thjesht retorikë. Ministria përkatëse çdo vit shënon “progres” për rritjen e numrit të turistëve, ç rëndësi ka nga janë e nga vijnë, ashtu si pjesëmarrja në panairin e Turizmit Botëror në Londër mbetet thjesht në listën e gjërave që duhen bërë  “things to do”.

Mbetet i pamohueshëm një fakt; “Turizmi nis nga Rinasi”. Asnjë panair, reklamë apo shkrim nuk mund të anashkalojë biletat stratosferike që “ofron” aeroporti i vetëm shqiptar me tarifat më të  shtrenjta në rajon dhe jo vetëm.

Janë emigrantët që përballojnë në çdo lëvizje të tyre, katrahurën e Rinasit, por duhet theksuar se aeroportet fqinjë mbesin destinacionet e kushtëzuara, për shkak të ofertave të parezistueshme  që ofrojnë, në shumë raste çerekun e biletës që ofron Rinasi.              Nuk është rastësi që fqinjët tanë, malazezët ofrojnë dy aeroporte, (Podgoricën dhe Tivatin) me popullsi pak më shumë se gjysma e kryeqytetit shqiptar,  ku pjesa e konsiderueshme e “udhëtarëve” mbesin shqiptarë, apo Maqedonia që përveç Shkupit ofron edhe Ohrin dhe i vetmi vend që nuk ka linja lowcost  mbetet Shqipëria.

Edhe pas heqjes së koncesionit të Rinasit, si trashëgimi e dhimbshme e Nanos, asgjë nuk ka ndryshuar. Shumë shumë është dëgjuar ndonjë ministër të thotë se duhen 2.5 milionë euro për ristrukturimin e aeroportit të Kukësit, e madje deri tek tallja e drejtuesve të Rinasit se shqiptarët po i rezervokërkan biletat në minutën e fundit…

Çdo germë e shkruar mbi suksesin e turizmit në Shqipëri, zhvlerësohet totalisht, kur në një kërkim të thjeshtë në internet, gjithkush mund të shohë se biletat Londër-Rinas janë ekuivalente me ato Londër-New York, dhe  një biletë për në mëmëdhe është e barabartë me një pakete turistike në Turqi, ku përfshihet bileta e udhëtimit dhe hoteli.  A duhet të nisë suksesi i Turizmit nga Rinasi? Si është e mundur që mbetemi i vendi vend ku mungojnë kompanitë lowcost të fluturimit, ku mund të ishim vendi lider i rajonit për shifrat e turizmit?

Apo do të vazhdojmë të mjaftohemi me ndonjë shkrim apo kronikë me sukseset e turizmit shqiptar në ndonjë panair dhe të vazhdojmë të rezervojmë biletat nga aeroportet e fqinjëve, derisa dikush të kujtohet për Rinasin, apo tre aeroportet e tjera “të gatshme” siç deklarohet ndonjëherë?

Dhe ja ku “u kry”.  Edhe këtë vit Panairi i Botëror i Turizmit në Londër, një sukses i paparë… në pritje të atij të vitit të ardhshëm, për ndonjë shkrim apo kronikë në mos të njëjtë të ngjashme.

Çaji anglez në House of Lords nuk mund të ngrohë asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë, sidomos pas shqetësimit të shprehur haptas të përfaqësuesve të agjencive turistike pjesëmarrëse në panair, se në Rinas ka interesa të mëdha…dhe më kot mundohesh të mendosh se si mund të jetë ndryshe….

Tags: edi rama
Previous Post

Garancitë për heqje vizash, ishin vetëm premtime elektorale

Next Post

E vërteta dhe gënjeshtra e betejës së Kosovës 1389!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

E vërteta dhe gënjeshtra e betejës së Kosovës 1389!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.