Lapsi.al sjell këtë foto nga ekspozita e Ramës në New York.
Në pamje të parë duket kryebashkiaku i New York-ut me Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB. Pas tyre qëndron kryeministri Rama.

Për shkak të largimit të tij në Amerikë, por edhe kundërshtive me kreun e shtetit, Rama nuk mori pjesë dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Bujar Nishani.
Ekspozita e tij në New York vjen edhe në një kontekst delikat për të, nëse kemi parasysh debatet për deklaratat e tij kundër Donald Trump.























