Durmishi ka shkruar të premten në Facebook se mediave do t’i vijë fundi bashkë me pushtetin.
“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!” ka shkruar ai.
Sigurisht se një sjellje e tillë e Durimisht është e dënueshme, pasi që mediat e kanë bërë punën e tyre duke nxjerrë xhirimet nga burgu i Prizrenit. Ka qenë edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ai i cili ka thënë se mediat nuk kanë asnjë faj që nxorrën xhirimet, por fajet i kanë ata që ua kanë dhënë mediat.
Po ashtu, edhe nëna e Astritit, Xhemile Dehari, në konferencën e jashtëzakonshme për media, tha se nuk është faji i mediave për publikimin e pamjeve, por i atyre që i kanë pasur këto xhirime dhe i kanë shpërndarë në media.























