Ai duke komentuar xhirimet që janë nxjerrë gjatë ditës së djeshme si dhe një pjesë e ditarit që thuhet se është e tashmë të ndjerit Astrit Dehari, vlerëson se këto veprime vetëm po e lëndojnë familjen e tyre.
Babai i Astriti duke folur në një konferencë për media, drejtuar opinionitt, thotë se një përvojë shumë të hidhur e patën para dy vitesh kur humbi djalin tjetër Arbnor Dehari.
“Kemi një përvojë shumë të hidhur kur para dy vjetësh patëm një rast tragjik, e humbë Arbnorin, djlin tjetër, e që kjo prokuori s’ka sjell kurrfar njoftimi se si ka ndodhur dhe cka ka ndodhur me të”, ka thënë ai.
Ai u është drejtuar edhe mediave duke u thënë atyre që në vend se të meren me padrejtësut që i shkakton ky shtet, ata janë duke u marr me disa gjëra që sjellin mjegull dhe paqartësi dhe ndihmojnë në padrejtësinë.
“Asnjë shkrim nuk e hasa deri sot pse u arrest Astrit dhe çfare kushte ka jetuar ai dhe po jetojnë këta tjerët. Asnjë shkrim nuk e hasa se a ka pas ai siguri në burgun e Prizrenit
Mediat mundohen të krijojnë situate sensacionale po na rëndojnë edhe neve psqikikisht”, tha ai më tej.
Avni Dehari tregoi se Astriti ka qenë i ngazhuar politikisht në VV me dëshirën e tij. Foli edhe për ditarin që u tha se i takonte Astritit e që u publikua sot nga disa media.
“Këto ditë u publiku edhe një ditar i tij, kanë filluar të nxjerrin edhe skena nga burgu, pamje të tmerrshme që po na tmerrojnë neve dhe të afërmit dhe kjo është e padrejtë.
Janë ndryshuar cdo ditë deklaratat, unë jam ai që cdo natë kam shku për ta marr lejen për ti shkuar atij në vizitë, përpos anëtarëve të familjes me vete e kam amrr dhe ndonjë shok”, shtoi ai.
Kërkesa, siç bën të ditur babai i viktimës, është bërë publike dhe gjykatësi i ka nënshkru duke e dhënë lejen për vizitë. “Kemi hyrë në prani të policëve që ata vetë i kanë caktuar.
Prokurori qenka instrument politik i pushtetit dhe nuk po e kryen punën për të cilën është përgjegjës”, përfundoi ai.






















