Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka komentuar videot e shfaqura nga televizione e portale mbrëmë.
Ai ka thënë se me publikimin e këtyre videove, është duke u tentuar që të vërtetohet diçka para se të dalin rezultatet përfundimtare.
“Pa marrë parasysh se a janë të falsifikura, të montuara apo të vërteta pamjet e publikuara në media në rastin e vdekjes së aktvisit të “Vetëvendosjes” Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, personat përgjegjës që ua kanë dhënë medieve pamjet nga ky rast, deri sa ende nuk janë dhënë rezulatatet zyrtare në hetimin e rastit, mbajnë përgjegjësi penale”, ka shkruar avokati Tomë Gashi.






















