• Latest
  • Trending
  • All

Presidenti Thaçi: Ja çfarë duhet të amandamentohet në Kushtetutë për reformën zgjedhore

11/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Presidenti Thaçi: Ja çfarë duhet të amandamentohet në Kushtetutë për reformën zgjedhore

11/11/2016
in Aktualitet, Lajme
Ai ka përmendur amandamentimin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit, për numrin e deputetëve, për menaxhimin e zgjedhjeve dhe për zonat zgjedhore.

“Mënyra e zgjedhjes së Presidentit, zgjedhje e drejtpërdrejt e Presidentit nga populli, apo duhet ruajtur sistemin aktual të zgjedhjes që është nga Kuvendi. Sistemi aktual i zgjedhjes së Presidentit nga Kuvendi është i përcaktuar në Nenin 86 (Zgjedhja e Presidentit). Për të bërë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit, gjegjësisht për të përcaktuar zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit nga populli, duhet bërë ndryshimi i Nenit 86 të Kushtetutës. Mirëpo, ndryshim-plotësimi i këtij Neni është i ndërlidhur me pas edhe me ndryshimet dhe plotësimet e neneve tjera të Kushtetutës, gjegjësisht Nenit 65 (pika 7) [Kompetencat e Kuvendit], ku ndër të tjera janë të përcaktuara kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës: “… zgjedh dhe mund të shkarkojë Presidentin e Republikës së Kosovës në pajtim me këtë Kushtetutë”.

Po ashtu, si rrjedhojë duhet bërë ndryshim-plotësimet edhe në nenet në vijim: Nenin 82 (3) [Shpërndarja e Kuvendit]; Nenin 83              [Statusi i Presidentit]; Nenin 85 [Kualifikimi për Zgjedhjen e Presidentit] dhe Nenin 87 [Mandati dhe Betimi].

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli mund të reflektojë edhe në ndryshim plotësimet e neneve si në vijim të Kushtetutës: Nenin 84 [Kompetencat e Presidentit]; Nenin 88 [Papajtueshmëria]; Nenin 89 [Imuniteti]; Nenin 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit] dhe Nenin 91 [Shkarkimi i Presidentit]”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi: Deri në prill mund ta përfundojmë në tërësi reformën zgjedhore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në takimin e dytë me përfaqësuesit e subjekteve politike për reformën zgjedhore, ka thënë se për të arritur reforma në sistemin zgjedhor duhet bërë në radhë të parë reforma ligjore.

“Nevojitet Amandamentimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacioni që prek sferën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.

“Ne i kemi listuar çështjet që prekin ndryshimet kushtetuese dhe çështjet që prekin ndryshimet ligjore. Me çështjet ligjore që kërkohet të ndryshohen mund do të lëvizim më shpejt, ndërsa ato kushtetuese kërkojnë një kohë më të gjatë, por jo më gjatë se muaji prill”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë drejtim, sipas presidentit Thaçi, duke marrë parasysh propozimet paraprake, shumica e çështjeve që reflektojnë në reformën e sistemit zgjedhor prekin ndryshim-plotësimin e Kushtetutës dhe Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 31 / 15 qershor 2008) dhe Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 87 / 16 nëntor 2010) si dhe Ligjin  nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare/ nr. 32 / 15 qershor 2008).

Ja çfarë duhet të ndryshohet, nëse vendoset të ulet numri i deputetëve

Presidenti Thaçi ka thënë se numri i deputetëve është i përcaktuar me Nenin 64 [Struktura e Kuvendit] të Kushtetutës, ku si rrjedhojë nëse vendoset të bëhet ndryshimi i numrit të deputetëve, atëherë kjo do të reflekton në këtë nen.

Ja në çfarë reflekton:

Gjatë ndryshim plotësimit të këtij Neni të Kushtetutës, duhet pasur parasysh Nenin 3 (Kuvendi i Kosovës)  Aneksi I – (Dispozitat Kushtetuese) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (26 mars), i cili ka përcaktuar këtë përbërje të Kuvendit me formulimin si në vijim:

Sa i përket Kuvendit të Kosovës, Kushtetuta do të parasheh, mes tjerash, si vijon:

3.1 Kuvendi do të ketë 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë në bazë të listave të hapura, nga të cilët 100 ulëse do t’u ndahen të gjitha partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme që ata i kanë marrë gjatë zgjedhjeve për Kuvend.

Listat e kandidatëve do t’u kushtojnë një kujdes të duhur parimeve të njohura ndërkombëtarisht për barazinë gjinore, siç pasqyrohen në instrumentet e të drejtave të njeriut të paraqitura në nenin 2 të këtij Aneksi.

3.2 Për dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës do të ketë (20) ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, në mënyrën vijuese: dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe dhjetë (10) ulëse do t’u ndahen komuniteteve të tjera si në vijim: komunitetit rom një (1) ulëse; komunitetit ashkali një (1) ulëse; komunitetit egjiptian një (1) ulëse; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet komunitetit rom, ashkali apo egjiptas, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komunitetit boshnjak tri (3) ulëse; komunitetit turk dy (2) ulëse dhe komunitetit goran një (1) ulëse.

Çdo ulëse e fituar përmes zgjedhjeve do të jetë ulëse shtesë, përveç dhjetë (10) ulëseve të rezervuara të cilat ju ndahen komunitetit serb të Kosovës përkatësisht komuniteteve të tjera.

3.3 Pas dy mandateve të para zgjedhore:

3.3.1 Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës do të kenë numrin e ulëseve në Kuvend të fituar përmes zgjedhjeve të hapura, me minimum dhjetë (10) ulëse të garantuara në rast se numri i ulëseve të fituara është më i vogël se dhjetë (10).

3.3.2. Partitë, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet tjera, do të kenë numrin e ulëseve në kuvend të fituara përmes zgjedhjeve të hapura, me minimumin e ulëseve të garantuara siç parashihen me nenin 3.2, nëse numri i ulëseve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i ulëseve të parashikuara me nenin 3.2.

Për menaxhimin më të mirë të zgjedhjeve, ja çfarë duhet të ndryshohet

Presidenti Thaçi ka thënë se nëse reforma zgjedhore zgjerohet edhe në menaxhimin e zgjedhjeve, atëherë duhet të ndryshohet edhe Neni 139          [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve] i Kushtetutës dhe të përcaktohet se si do të bëhet mënyra e zgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Një zonë zgjedhore apo ndarja në zona është cështje që kërkon vëmendje. Kjo cështje nuk prek në Kushtetutë, ngase, vetë Neni 66 (5) përcakton që kushtet, zonat dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj.

“Pra, sic është përcaktuar në Nenin 66 (5) të Kushtetutës, kushtet, zonat dhe procedurat zgjedhore, rregullohen me ligj, duke përfshirë por mos u kufizuar edhe cështjet si në vijim: Listat e mbyllura apo Listat e hapura; Ndryshimi i pragut zgjedhor; Një apo deri në dhjetë kandidatë, janë të përcaktuara në Ligjin  nr. 03/L-073   për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 31 / 15 qershor 2008) dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 87 / 16 nëntor 2010) si dhe Ligjin  nr. 03/L-072 për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës (Gazeta Zyrtare/ nr. 32 / 15 qershor 2008). Si rrjedhojë të thjeshtësimit të procesit zgjidhja më e mirë do të ishte hartimi i ri i ligjit për zgjedhjet.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

LDK përkrah shtimin e deputetëve për komunitete, por pa e dëmtuar numrin e shumicës

Next Post

Policia arreston disa të mitur për hajni

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Policia arreston disa të mitur për hajni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.