Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood, ka thënë se Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se njohja e Pakistanit ka qenë frymëzim për shumë shtete të tjera të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti.






















