“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) do të mbahen më 04 dhjetor 2016, për shkak të dorëheqjes së Nexhat Demakut, i cili është dënuar nga gjykata për kryerjen e krimeve të luftës.






















