Pacolli ka shtuar se moskalimi i pragut zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2014 dhe largimi i disa njerëzve që, sipas tij, vetëm e kanë përdorur AKR’në, atë e kanë bërë vetëm më të fortë.
Kreu i AKR-së në “Komiteti Qendror” ka thënë se është duke organizuar strukturat partiake në Kosovë, dhe se pjesë e kësaj partie do të jenë njerëz të ri.
Pacolli ka thënë se emrat si Mimoza Kusari-Lila e Ibrahim Makolli nuk e kanë ndihmuar partinë e tij, duke shtuar se lejimi i tij që këta emra të radhitën të parët në listën zgjedhore të AKR-së i ka ndihmuar ata, e jo atë vetë dhe partinë e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=pU4p6nLjF_w?feature=oembed&w=640&h=360























