“Pas takimit që patëm para një jave në Londër, edhe sot sekretari Johnson na dha mesazhe të fuqishme mbështetjeje për Kosovën, në të gjitha fushat”, ka theksuar Mustafa.
Kryeministri kosovar ka vlerësuar se vizita dhe qëndrimet e sekretarit Johnson e bëjnë të qartë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm strategjik i Kosovës.























