Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, në një konferencë që mbajti sot në Prishtinë, nuk dha garanci se edhe pas miratimit të projektligjit për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova do të mund të fitojë liberalizimin.
Ajo tha se kritere mbeten demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Sipas saj, qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin pa viza nëpër Evropë, por çelësi për këtë është në duart e deputetëve dhe politikanëve të Kosovës.