Konvojet e OKB-së nuk kanë arritur deri në lindje të Aleppos që nga korriku, kur forcat qeveritare ndërprenë rrugën e fundit të furnizmit
“Njoftimet që I kemi tani nga brenda Aleppos Lindore janë se racionet e fundit të ushqimit janë shpërndarë”, tha Egeland në Gjenevë. “Është një situatë e tmerrshme”.
Egeland tha se shpreson se do të arrihet një marrëveshje me qeverinë e Sirisë dhe me grupet rebele për të lejuar shpërndarjen e ushqimit dhe të barnave si dhe do të mundësojnë evakukimet mjekësore dhe qasjen për punonjësit shëndetësorë.
“Besoj se do të arrijmë që të ndalim urinë massive këtë dimër”, tha ai.





















