Sipas raportit të progresit thuhet se “Është bërë progres në qeverisjen lokale e veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet qeverisë Qendrore dhe Lokale, duke përfshirë edhe komunat e veriut me shumicë serbe. Ka pasur përmirësim të mëtejshëm edhe sa i përket përputhshmërisë ligjore me ligjin për vetëqeverisjen lokale.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka udhëhequr hartimin dhe implementimin e planeve komunale në lidhje me obligimet e lidhura me BE-në për 38 komuna”, ka bërë të ditur MAPL-ja.





















