Ronal Regan ka punuar si roje bregdetare dhe raportohet të ketë shpëtuar plot 77 persona.

Gerald Ford ka ndihmuar njerkun e tij në një dyqan boje, ka pjekur hamburgerë në një restorant dhe ka luajtur shumë futboll.

Herbert Hoover, kur ishte i ri hapi një biznes me disa shokë për të rregulluar makina qepëse. Por ky biznes dështoi. Pas diplomimit ai punoi në minierë ku shtynte karrocat nëntokësore.

Jimmy Carter ka punuar si fermer kikirikësh, në fermën e prindërve të tij në Georga, kur ishte vetëm 10 vjeç.

Bill Clinton ka punuar si nëpunës i Kongresit. Ai paguhej 3 500 dollarë në vit.






















