“Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles”, thuhet në komunikatën e Nismës.
Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.





















