“Ne si Kumanovarë vërtetë jemi të revoltuar, ku pas shumë e shumë rasteve ende Kumanova vazhdon të persekutohet dhe veprimtarët më të denjt të cështjes kombëtare të persekutohen, prandaj ne në mënyrë paqësore shprehëm indinjatën tonë dhe ftojmë institucionet përkatëse të ndërmarrin masa dhe fajtori të ndëshkohet”, u shpreh një qytetar.
Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari nga Sllupçani vdiq në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit. Vetëvendosje vdekjen e tij e cilësuan si vrasje të qëllimshme. Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, më 4 gusht. Ai ka qenë në paraburgim që nga 30 gushti.


https://www.youtube.com/watch?v=CD3-Uyikhf4





















