“Po shoh se këta po përpiqen të manipulojnë opinionin. Nuk ironizojmë kosovarët, por analistët që i fryjnë idesë së kombit kosovar”,- është shprehur Altin Basha. “E rëndësishme është që shohin “Portokalli” dhe përgjigjja ndaj tyre gjendet pikërisht në tekstin e korit”,- ka shtuar regjisori i show-it më të ndjekur të humorit.
Kujtojmë se “Portokalli” gjithmonë i ka mbështetur shqiptarët e Kosovës me anë të problematikave të ndryshme që i ka trajtuar shpesh, por edhe me pjesëmarrjen e aktorëve të Kosovës në program.
Vërtet jemi dy shtete, por kurrsesi nuk mund të jemi dy kombe, sepse shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë një komb. Nëse i referohemi performancës së korit në spektaklin e së dielës, në përfundim të këngës së korit, një vogëlushe ka kënduar duke e përmbyllur me këto fjalë këngën: “Jam Kosovë e Shqiptarisë, 100 vjet i thërras lirisë… Mallkuar kush s’na do bashkë!”
Ky tekst nuk mund të jetë kurrsesi fyes për asnjë shqiptar të Kosovës apo Shqipërisë.
https://www.youtube.com/watch?v=vMEJRWDV7RA?feature=oembed&w=640&h=360].





















