Po të njëjtë ditë, u ndalua edhe një veturë tjetër, që drejtohej nga një shtetas serb dhe gjithashtu edhe në atë veturë ishin katër kosovarë, dy të vjetër dhe dy të mitur.
Nga hetimet është konstatuar se qytetarët e Kosovës në mënyrë të paligjshme në këmbë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia, të cilët pastaj janë marrë nga dy drejtuesit e makinave.
Dy shtetasit serbë u ndaluan në njësinë e paraburgimit të departamentit të Istrias, për shkak të shkeljes së Ligjit për të huajt. Qytetarët e Kosovës janë larguar nga territori kroat, në vendkalimin kufitar Tovarnik, ku i janë dorëzuar Policisë së Serbisë.






















