Donald Trump, ka fituar bindshëm në shumicën e shteteve amerikane, duke grumbulluar kështu 270 vota elektorale të nevojshme për t’u zgjedhur president, shkruan lajmi.net.
Sondazhet e bëra në Amerikë nuk e kishtin parashikuuar asnjëherë fitoren e Trumpit, përkundrazi, Clinton kryesonte gjithnjë.
Megjithatë, stafi i Trumpit, më parë pati njoftuar se fitorja e Trumpit do të festohet në Manhattan, konkretisht në hotelin “Hilton Midtown”, i cili ndodhet në afërsi të së ashtuquajturës “Trump Tower”, një gjë e tillë tashmë ka filluar.
Kujtojmë, se Fushata ‘Hillary- Trump’ është cilësuar si fushtat më e egër në historinë amerikane. Ajo do mbahet mend për përçarje, mos pajtime, akuza, ofendime nga më të ndryshmet, e lloj lloj gjëra të tjera që bënë që e gjithë bota t’i kthej sytë nga ata.






















