Çfarë po ndodh? Trump thellon epërsinë ndaj Hillaryt
03:15- Garë e ‘nxehët’ është duke u zhvilluar ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit.
Në rezultatet e fundit, është Trump ai që kryeson më vota elektorale, duke grumbulluar gjithsej 128, kundrejt Hillaryn më 97 vota elektorale.
Hillary vazhdon të kryesoi me vota elektorale, 13 më shumë se Trump
03:05- Mbyllen votimet edhe në disa shtete në SHBA, tani Hillary Clinton përsëri kryeson ndaj Donald Trumpit me numrin e votave elektorale.
Tani për tani, Hillary ka 13 vota elektorale më shumë se kundërshtari i saj, transmeton lajmi.net.
97 vota në kolegjin elektoral ka arritur të marrë Hillary dhe 84 ka marrë Trump.
Kujtojmë, se 270 vota elektorale duhet të arrihen që të zgjidhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump i afrohet shumë Hillaryt, vetëm dy vota elektorale larg saj
02:35- Pas përmbylljes se exit pollis në disa shtet të tjera të SHBA-ve, kandidati për president Donald Trump ka arritur të ngushtojë garën duke marrë 66 vota në kolegjin elektoral.
Hillary Clinton ka dy vota elektorale më shumë se kundërshtari i saj, ajo ka grumbulluar 68 vota në kolegjin elektoral.
Hillary Clinton përmbys gjithçka në votën elektorale, e kalon Trumpin për 20 vota
Ajo ka grumbulluar 68 vota elektorale duke bërë kështu që të del para kundërshtarit të saj, Donald Trump, i cili tani ka 48 vota elektorale. Trump deri pak më parë ishte duke kryesuar, transmeton lajmi.net.
Për të fituar garën presidenciale duhen gjithsej 270 vota elektorale.
Më poshtë mund t’i shikoni votat elektorale për secilin shtet amerikan.
Clinton
Vermont – 3 vota elektorale
Illinois – 20 vota elektorale
New Jersey – 14 vota elektorale
Massachusetts – 11 vota elektorale
Maryland – 10 vota elektorale
Rhode Island – 4 vota elektorale
Delaware – 3 vota elektorale
Columbia dis. – 3 vota elektorale
Trump
Kentucky – 8 vota elektorale
Indiana – 11 vota elektorale
West Virginia – 5 vota elektorale
Mississipi – 6 vota elektorale
Oklahoma – 7 vota elektorale
Tenesse – 11 vota elektorale





























