Këto bursa Ministria e Arsimit i ndau në një ceremoni solemne për studentët përfitues në programin e bursave shtetërore 2016/2017.
Ministri Bajrami tha se këta 160 studentë i cilësoi si “krenaria e vendit”. Ai tha se ndihet me fat që mund të bëjë diçka modeste për studentët duke ndarë bursa për ta.
“Ju premtoj se ne do të jemi me ju deri në përfundimin e studimeve dhe zyra ime dhe e Ministrisë së Arsimit do të jetë e hapur për secilin prej jush, për t’ju ndihmuar në përfundimin e studimeve, në vazhdimin e tyre, punësimin dhe shoqëria jonë të jetë shoqëria e dijes dhe e vlerave”, tha Ministri Bajrami.
Gjatë ceremonisë, 9 studentë patën rastin të marrin mirënjohje nga ministri Bajrami si shpërblim për punën e tyre akademike gjatë studimeve të cilët kishin mesataren 10.
Në ceremoni ishin të pranishëm shumë studentë, familjarë të studentëve, ministra dhe drejtorë të arsimit.
Vezire Krasniqi, studente e Fakultetit të Edukimit në Prizren “Ukshin Hoti”, ishte njëra nga përfitueset e bursës e cila foli në emër të gjithë studentëve duke falënderuar të gjitha ata të cilat kane ndikuar në sukseset e studentëve.
Ky është viti i dytë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ndanë bursa shtetëtore për studentët e universiteteve publike të Kosovës.























