Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni i KQZ-së dhe pjesëmarrësit tjerë të Programit Zgjedhor do të marrin pjesë në një turne të veçantë në vende të ndryshme në Washington, Maryland dhe Virginia, kurse në mbrëmje do të përcjellin së bashku transmetimin e drejtpërrdrejtë televiziv të rezultateve të zgjedhjeve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Konferenca e GEO-7 do të përmbajë diskutime teknike me interes të administratorëve të zgjedhjeve si dhe do të përqendrohet në përdorimin e të dhënave dhe teknologjisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien. Partnerët e GEO-7 përfshijnë Asociacionin e Zyrtarëve Evropianë të Zgjedhjeve (ACEEEO), Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), Institutin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, Institutin Zgjedhor për Demokraci të Qëndrueshme në Afrikë, Institutin Kombëtar Zgjedhor të Meksikës, Divizionin për Asistencë Zgjedhore të Kombeve të Bashkuara dhe Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë kësaj kohe, delegacioni i KQZ-së, Daka do të zhvillojë disa takime me drejtues të institucioneve të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës.























