Një nga viktimat ishte aksidentuar më 30 tetor, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, ku një veturë e dyshimtë e kishte goditur dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima e këtij rasti ishte shtruar për tretman në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Viktima tjetër, që fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ishte një femër e aksidentuar në fshatin Polluzhë të Skenderajt më 3 nëntor.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.






















