“Realiteti është se Shqipëria konsiderohet prej kohësh vend i tolerancës dhe harmonisë fetare. Fetë mbizotëruese janë Islami dhe Krishtërimi, me muslimanët që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të njerëzve të vendit. Kishat dhe xhamitë shpesh janë në të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën vendase”, vijon shkrimi i BBC.
Për të ilustruar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, BBC sjell shembullin e fshatit Malbardh, në veri të Shqipërisë, ku popullsia lokale myslimane mblodhi fonde për të rindërtuar kishën e vetme katolike të fshatit. Po ashtu, BBC shkruan se ka shumë ngjarje fetare ku janë të pranishëm myslimanë dhe të krishterë, siç është Dita e Ujit të Bekuar, një festë e krishterë që festohet nga pjesëmarrësit me zhytje në lumë në kërkim të një kryqi, por që është e hapur për të gjithë dhe ka pasur shumë fitues muslimanë gjatë viteve.
“Për shtetin e vogël ballkanik në të cilën fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz dhe kumbimin e këmbanave të kishave”, BBC shkruan se “për ta, bashkëjetesa dhe harmonia janë aq natyrale sa frymëmarrja”.






















