Nuk është ende e qartë se cila ka qenë lidhja personave që nuk banorë të zonës së Mirditës, pronarit të magazinës dhe lëndës narkotike, por organi i akuzës thotë se udhëtimi i tyre nuk ka qenë i rastësishëm, dhe ata nuk po bashkëpunojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal.
Një ditë më parë në burg mbeten dhe Erald Zaimi 24-vjeç nga Lushnja dhe Gjet Ndaj 23-vjeç nga Fushë Mamurrasi i Kurbinit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditur emrat e 3 personave të tjerë në arrest me burg. 22 të ndaluarit u arrestuan në flagrancë teksa punonin në magazine e drogës në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku u sekuestruan 4.2 ton drogë në proces tharje.























