Sipas mediave serbe, temat do të jenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e veturave, si dhe përgatitja e marrëveshje për menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare.
Në periudhën e kaluar janë mbajtur disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritur marrëveshje. Takimi i fundit u mbajt më 19 dhe 20 tetor.






















