I tërë dokumentacioni për regjistrimin e kompanisë së parë shqiptaro-serb është gati, prandaj pritet që ajo të regjistrohet zyrtarisht deri në fund të javës.
Ky transaksion biznesi është rezultat i marrëveshjes ndërmjet kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa projekti i parë në të cilin do të angazhohen punëtoret nga Serbia është ai i ndërtimit të një hidrocentrali në Serbi.






















