Thaçi me anë të një postimi në facbook ka thënë se ideali i tyre ishte shembull për shumë të rinj.

Postimi i plotë i Thaçit:
Sot bëra homazhe tek vendi i rënies heroike të dy aktivistëve të rezistencës sonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Kontributi i tyre në organizimin e Lëvizjes Popullore ishte i pazëvendësueshëm.
Me bacën Osman, babanë e Afrimit, me Fadilin, vëllain e Fahriut, si dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, ndamë edhe kujtime për rezistencën tonë të asaj kohe.
Idealet e larta dhe heroizmi i Afrimit dhe Fahriut shërbeu si shembull për shumë të rinj se si duhet dhe mbrohet atdheu!























