“Ju keni dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit tonë si ambasador, ndërsa sot, si shef i OSBE-së, po jepni përkrahje të pakursyer sundimit të ligjit, në demokratizim, gjyqësor dhe legjislacion në funksion të shtetit ligjor”, shtoi ajo.
Hoxha poashtu theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, kontribut i cili është i mirëpritur duke theksuar se ka mundësi të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi.
Ndërkaq, Braathu ofroi përkrahje dhe angazhim në realizimin e projekteve nga OSBE-ja në lëmin e drejtësisë, duke përfshirë Institutin Gjyqësor të Kosovës, Avokatin e Popullit, monitorimin e gjyqësorit, demokratizimin e institucioneve të pavarura, pjesëmarrjes qytetarëve në vendimmarrje dhe fushat tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.























