“Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi në kuptimin edhe numër edhe fuqi politike, dhe e shoh që është një mirëfunksionim i institucioneve. Por, çdo rrethanë në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra: nëse kjo mazhorancë e humb fuqinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, apo në rast të marrëveshjeve të tyre politike”, ka thënë Thaçi, gjatë homazheve te vendi i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Ai ka theksuar se si president i vendit është i obliguar t’i kryejë detyrat kushtetuese dhe ligjore.“Por, diçka e tillë nuk ka ardhur në zyrën time dhe askush nuk më është drejtuar në zyrën time, as prej partnerëve të koalicionit e as prej partive të tjera. Aktualisht jemi duke punuar në përcaktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. Nesër ose pasnesër do të konfirmohet data e zgjedhjeve”, ka thënë Thaçi.
[vimeo 189935214 w=640 h=360]