• Latest
  • Trending
  • All

Fëmijët pakësohen, të moshuarit shtohen, të rinjtë Ikin

01/11/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fëmijët pakësohen, të moshuarit shtohen, të rinjtë Ikin

01/11/2016
in Aktualitet
Shqipëria kishte 615 mijë fëmijë në vitin 2011, por në vitin 2015 numri i fëmijëve ra në 522 mijë. Një rënie me 15 për qind brenda pesë vitesh, në statistikat demografike konsiderohet një ndryshim me përmasa dramatike. Ndryshimet në numrin e fëmijëve shkaktojnë pasoja zinxhir në shumë sektorë të tjerë të shoqërisë, përfshirë numrin e nxënësve, raportin nxënës për mësues, raportin e mjekëve pediatër për fëmijë si dhe më e rëndësishmja, numri i fëmijëve përcakton nivelin e popullsisë në të ardhmen. Megjithatë, numri i fëmijëve që lindin çdo vit në Shqipëri po vjen vazhdimisht në rënie e gjasat janë që do të vijojë të bjerë më tej. Popullsia shqiptare është në plakje me ritëm të shpejtë ndërsa pjesa më e shëndetshme e popullsisë, të rinjtë, po largohen në masë në emigrim.

Instituti i Statistikave publikoi vjetarin statistikor 2015, një botim që paraqet të dhënat kryesore demografike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Sipas vlerësimeve të INSTAT, popullsia totale e Shqipërisë ka rënë përgjatë pesë viteve të fundit, rënie e shkaktuar tërësisht nga norma e vlerësuar e migrimit neto, ndërkohë që lindjet, pavarësisht se në pakësim, vijojnë të mbeten më të larta se sa vdekjet. Në vitin 2011, Shqipëria vlerësohej se kishte 2.9 milionë banorë ndërsa deri në vitin 2015, popullsia rezidente vlerësohet se ka rënë me 16 mijë vetë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Instituti i Statistikave e llogarit popullsinë rezidente duke u bazuar në shifrat e regjistrimit 2011 si dhe lindjet e vdekjet e regjistruara, plus një koeficent të hamendësuar mbi nivelin e emigrimit dhe rikthimit nga emigracioni. Këto të dhëna janë vlerësime dhe për rrjedhojë, mund të jenë të gabuara. Por tendenca e tyre vit pas viti është treguesi kryesor.

Treguesit kryesorë demografikë konsiderohen në përkeqësim. P.sh, ndërsa numri i fëmijëve bie, numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç është rritur nga 324 mijë vetë më 2011 në 365 mijë vetë më 2015. Numri i shqiptarëve mes 15 dhe 64 vjeç është rritur nga 1.97 milionë në 2 milionë vetë. Por pema demografike e krahasuar 2011-2015 tregon se brenda brezit të shqiptarëve në moshë pune kemi një pakësim në numrin e shqiptarëve nën 35 vjeç dhe një numër konstant apo në rritje të shqiptarëve mbi këtë moshë.

Parashikimi i Instat është që në vitin 2060, Shqipëria do të jetë një vend me një numër minimal fëmijësh dhe me një numër shumë më të lartë të moshuarish.

Aktualisht, indeksi i fertilitetit, i cili mat numrin e fëmijëve që mund të lindin mesatarisht gratë gjatë moshës së tyre riprodhuese 15-49 vjeç, qëndron prej vitesh në kuotat minimale prej 1.6 apo 1.7 fëmijë për grua. Që popullsia të mos bjerë, nevojitet që lindshmëria të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua, një shifër pothuajse e paarritshme nga niveli aktual i lindshmërisë.

Shqipëria ka qenë një nga vendet me popullsi më të re në planet në fillim të viteve 1990, por gjatë dy dekadave të fundit, mosha mesatare e popullsisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në regjistrimin e vitit 2011, mosha mesatare e popullsisë rezultoi 34.9 vjeç ndërsa vlerësimi për vitin 2015 është 37.2 vjeç.

Edhe jetëgjatësia e shqiptarëve, e cila ka qenë vazhdimisht në rritje përgjatë dy dekadave të fundit, rezultoi për herë të parë në rënie në vitin 2015, por Instituti i Statistikave sugjeron se kjo rënie mund të jetë pasojë e regjistrimit më të saktë të vdekjeve nga zyrat e gjendjes civile dhe jo rënie e drejtpërdrejtë e jetëgjatësisë.

Rënia e numrit të fëmijëve në Shqipëri është shoqëruar me ndryshime të konsiderueshme në sistemin arsimor. Aktualisht, ndërsa numri i nxënësve ka rënë, numri i mësuesve ka qëndruar konstant. INSTAT vlerëson se raporti nxënës për mësues në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar ka qenë 14 fëmijë për mësues në vitin 2011 për të qenë në 11 fëmijë për mësues në vitin 2015. Kjo mesatare kombëtare mbart në vetvete ndryshime edhe më dramatike në rajone të ndryshme të vendit. Përgjatë viteve të fundit, numri i shkollave nëntëvjeçare është reduktuar si pasojë e mbylljes së shkollave nëpër fshatrat e thellë ku kanë mbetur shumë pak fëmijë ndërsa numri i shkollave të mesme e universiteteve ka ardhur në rritje të lehtë, raporton Reportel.al

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Jahjaga e Abrashi u premtojnë kompensim grave të përdhunuara gjatë luftës

Next Post

Nishani do mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak kanabisi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Nishani do mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkak kanabisi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.